Iris Rezhda, jeta mes shkollës dhe futbollit


Intervistë me një personazh shumë të veçantë si Iris Rezhda, që tregon për jetën e saj mes shkollës dhe futbollit.

-A mund të na jepni një prezantim të shkurtër të vetes?

Quhem Iris Rezhda, jam 20 vjeç, jetoj në qytetin e Korçës, dhe jam studente në fakultetin e mësuesisë, në degën “Gjuhë Angleze”.

-Si është një ditë e zakonshme e juaja ?

Një ditë normale e imja kalon mjaft shpejt, disa aktivitete që kryej gjatë ditës janë: stërvitja, dalja me shoqërinë, dalja me familjen, gjë që nuk mungon asnjë ditë. Më pas ditë të veçanta janë ato kur zhvilloj ndeshje ose kur shkoj të bëj tifo për ekipin e zemrës Skënderbeun.

-Që në çmoshë keni filluar të merreni me sport?

Futbollin e kam luajtur që në moshë të vogël, zyrtarisht kam filluar ne vitin 2013 me ekipin e vajzave të Skenderbeut. Në moshë të vogël kam luajtur në kampionatet që zhvillonim me shkollat 9-vjecare dhe në gjimnaz.

-Ҫfarë roli keni në skuadër?

Jam sulmuese qëndre por ndonjëherë në bazë të formacionit mund të luaj dhe në krah.

-Si e mendoni të ardhmen tuaj?

Unë për momentin jam e larguar nga ekipi i Skënderbeut, tashmë jam në fazë përgatitore me një ekip të Kosovës, K.F.F   Skam vendosur akoma për të ardhmen por shpresoj ta vazhdoj futbollin.

-Kujt i kushtoni më shumë rëndësi shkollës apo futbollit?

Të them të vërtetën i kushtoja futbollit, por tashmë që jam në vit të fundit universitet do i përkushtohem shkollës. Është shkolla që të nxjerr në dritë, pasi futbolli nuk vlerësohet mjaftueshem në Shqipëri.

-Cili është idhulli juaj?

Lojtarë të preferuar kam shumë, por më i preferuari është Luis Suarez. Mban numrin 7 dhe është sulmues , më ngjason në këto.

-Cilat janë për këtë vit objektivat me skuadrën tuaj?

Nuk mund të flas për ekipin që jam për momentin pasi nuk dihet a vazhdoj me ta apo jo. Unë do përpiqem fort të ndërtoj një të ardhme të mirë.

-Një koment në lidhje me skuadren tuaj të zemrës,  A mendoni se do të fitojnë kupën për të pestin  vit radhazi?

Skënderbeu si çdihet është mbreti i Shqipërisë! Ka në përberje lojtarë mjaft cilesorë, presidencë dhe klub perfekt. Shpresoj dhe jam e bindur se dhe kampionati i 5 është i joni. Pa përmendur që mund të mos jetë i fundit në rradhë.

-Ҫfarë mesazhi ju përcillni të gjitha vajzave që kanë pasion futbollin?

Mesazhi për vajzat : E vetmja gjë që mund të them është se në qoftë së vajzat janë vërtet të apasionuara pas futbollit dhe duan të tregojnë aftësine e tyre në këtë sport, mos ngurojne të provojnë veten…. Asnjëher nuk është vonë, mundësite nuk mungojnë. Pse mos jenë dhe ato futbolliste të ardhshme?

 

Leave a comment