Muzeu Oriental Bratko, lihet në harresë nga qytetarët

Një vizitë e thjeshtë në Muzeun Oriental Bratko, të bën të kuptosh indiferentizmin që kanë qytetarët e Korçës, në lidhje me këtë muze. Me të mbëritur në hyrje të tij, të jepet përshtypja  së  ky muze është totalisht i braktisur. E vetmja gjë që të ofron mirseardhjen ështjë një fletë e ngjitur te xhami, në hyrje, e cila të njofton se për të hyrë brenda duhet të presësh biletën që kushton vetëm 100 lek, por për ketë duhet ti biesh ziles në të djathtë të hyrjes. Nuk të duhet shumë për të kuptuar se ajo zile nuk është funksionale. E vetmja gje që  ngelet është të hysh brenda dhe të  pyesësh të parin që del përpara se ku mund të presësh një biletë. Teksa hyn në korridorin gjigand, mahnitesh pas pamjes që të ofrohet, dhe  kështu kalon disa minuta duke vështruar rreth e përqark, deri sa para teje të shfaqet pastruesja, e vetmja që ndodhet aty. Ajo me mirësjellje të njofton se keto ditë nuk është  e nevojshme që të presësh një biletë, pasi qyteti i  Korçës është në ditë festash, dhe Bashkia ka vendosur që hyrja në muzetë e qytetit do të jetë falas gjatë  gjithe ditëve të Festës Së Birrës. Duket haptazi që problemi për vizitorët nuk qëndron tek  cmimi i biletës, që është simbolik, por qëndron tek mosinteresimi i qytetarëve për vlerat e këtij muzeu.

Është Antonella Kallçco, specialiste e trashëgimisë kulturore e cila tregon mbi ecurinë e këtij muzeu. Ajo shprehet së përgjithsisht vizitorët e këtij muzeu janë shumë të pakët, rrallë hetë vijnë turistë të huaj, dhe duket se interesimi i tyre është më i madh se i vet qytetarëve të korcës. Sipas saj edhe pse këto  ditë që është festa e Birrës, numri i vizitorëve është ritur paksa, përsëri ai mbetet i pallogaritshëm.

Muzeu oriental “Bratka” zbret nga Amerika e largët në Korçë. Eshtë pasioni shumëvjeçar i shqiptaro-amerikanit me origjinë nga Korça, Gaqo Dhimitër Borja, i njohur në këtë qytet. Gaqo Mborja Lindi në 1903 në fshatin Mborje të Korçës. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi atje. Gaqo ishte trashëgimtar i familjes patriote korçare Bratka. i ndjekur nga qarqet shoviniste, por edhe për vështirësi ekonomike, kur ishte 17 vjeç emigroi në SHBA. Aty mes rretheve miqsh të shqiptarëve filloi punën si fotograf. Me vullnet të fortë eci në profesion dhe u bë shpejt nga fotografët më  aktivë në Ëashington. Ai e kishte fiksuar këtë projekt qysh kur ishte gjallë dhe në vitet ‘80 i bëri kërkesë qeverisë shqiptare për të ndërtuar e pajisur muzeun me koleksionin e tij të pasur, me objekte nga vende të Lindjes së Largët. Si shpërblim kërkonte që muzeu të mbante emrin e tij.  Por asnjë përgjigje nuk iu kthye. Atëherë Gaqo Borja e fiksoi dëshirën  e vet në testament. Bratka vdiq më 1990 dhe ëndrra e tij u bë realitet  në  vitin 2003, plot pas 13 vjetësh.

Muzeu u ndërtua në mes të Shëtitores “F.S Noli” në Korçë. U projektua nga arkitekti Kliti Kallamata dhe u ndërtua nga firma “Konstruksion 93”. Ndonëse ndërtesa trekatëshe nuk është shumë e madhe ajo është madhështore nga bukuria e ana funksionale. Ai ka hollin kryesor, zyra, sallë mbledhjesh, bibliotekë, një sallë ekspozimi, oborr të brendshëm, një sallë me fotografi të realizuar nga Gaqo Borja. Në të janë ekspozuar mbi 5000 objekte, pikturë, skulpturë, ornamente, gdhendje në dru, metal, sixhade, etj. Vlera e tyre është e pallogaritshme.

Por megjithatë duket se nuk vlërësohet mjaftueshëm si nga qytetarët Korçarë, ashtu dhe nga ata të huaj.  Është një ndër pikat më pak të vizituara të qytetit të korcës që po lihet në haresë ditë pas dite.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s